"Asnjë VIP në terren”, reperi shqiptar thirrje rinisë: Të shtunën bojkotoni klubet e natës, ejani në protestë!

Showbiz

"Asnjë VIP në terren”, reperi shqiptar thirrje rinisë:

Këtë të shtunë që vjen është paralajmëruar mbajtja e një proteste të madhe me pjesëmarrjen e studentëve de gjimnazistëve, por edhe shqiptarëve nga diaspora.

Edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ka qenë aktiv gjatë protestave të mëparshme, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Ai ka marrë si shembull protestën në Greqi me rreth 10 mijë studentë, duke u thënë ndjekësve që të shtunën të bojkotojnë klubet e natës për të dalë në terren. Këtë gjë ua ka kërkuar për shkak se sipas tij, “VIP”-at këngëtarë nuk kanë dalë në terren.

“Grekë janë, s’janë shqiptarë! Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë bojkotoni klubet e natës. Asnjë nga VIP-at që këndojnë nuk janë në terren me ne, kështu që të shtunën të gjithë bashkë”, ka shkruar ai.

screenshot-20261022-202811-facebook-6ada565193abc.jpg

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion