Vuçiç: Rama, aset i madh i Shqipërisë, gaboi se u tregua i butë me protestuesit!

Kosovë&Rajon

Vuçiç: Rama, aset i madh i Shqipërisë, gaboi se u tregua

Aleksandër Vuçiç ka komentuar protestat e fundit në Tiranë. “Epo, shikoni – studentët shqiptarë, udhëheqësit e protestave të tyre, pretendojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me studentët tanë nga Serbia – ata që po kryejnë bllokadat. 

Ata thonë se janë në koordinim të shkëlqyer me këta studentë; se koordinohen vazhdimisht, shkëmbejnë përvoja dhe ndajnë ide” tha ai.

Kur u pyet nëse në Shqipëri po ndodh diçka e ngjashme me atë në Serbi, Vuçiç foli për veprimet e ndërmarra nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Edi ama bëri një gabim. Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi.

Dhe gaboi. Humbi kohë. Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë” tha Vuçiç.

Vuçiç shprehu një vlerësim të lartë për kryeministrin shqiptar.

“E gjithë kjo më duket irracionale, sepse ai është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, sido që ta shikosh”, u shpreh ai, shkruajne mediat serbe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion