Zyrtari i lartë amerikan në zyrën e Ilir Prodës: Mbështesim Policinë e Shtetit në punën e saj

Aktualitet

Zyrtari i lartë amerikan në zyrën e Ilir Prodës:
Arrestimi i Ilir Metës duket se ka vënë në lëvizje gjithë partnerët ndërkombëtarë, teksa së fundmi në zyrën e Ilir Prodës ka mbërritur Jonathan Ellis. Shefi i Zyrës Rajonale të Sigurimit të SHBA-ve ka mbështetur punën e Policisë së Shtetit duke dhënë notë pozitive.

Paçka se ka pasur shumë Kritika për operacionin e fundit të uniformave blu ku u arrestua Ilir Meta, ndërkombëtarët kanë mbështetur drejtësinë dhe policinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Partnerë të besueshëm në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në zyrë në një takim Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis.

Proda dhe Ellis vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Ellis uroi Drejtor Prodën për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit dhe se   bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit me Zyrën e Sigurimit Rajonal do të thellohet akoma më tej.

Drejtor Proda e siguroi Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane se është i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit”, shkruhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion