“Zjarri në Drenovë”, reagon Drejtoria e Burgjeve, ja si qëndron e vërteta

Aktualitet

“Zjarri në Drenovë”, reagon Drejtoria e Burgjeve, ja si

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi një lajm të publikuar në media për tentativë zjarrvënie në Burgun e Drenovës, Korçë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ky lajm nuk është i vërtetë. Sipas tyre, siguria dhe rendi në IEVP Korçë është nën kontroll të plotë dhe stafi është në krye të detyrës.

“Me gjithë respektin për median dhe fjalën e lirë, do kërkonim mirëkuptimin e gazetarëve, por jo vetëm, për të evituar publikimin lajmeve të pavërteta të cilat krijojnë një perceptim të gabuar për punën e stafit të burgjeve dhe shërbimin në këtë sistem.

Drejtoria e Burgjeve është e hapur dhe e gatshme të informojë opinionin publik për përmbushjen e misionit të saj, si detyrim ndaj publikut.”

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion