U sëmur pa shpëtim në Angli, emigranti shqiptar ndërron jetë gjatë udhëtimit për te prindërit në Përmet

Aktualitet

U sëmur pa shpëtim në Angli, emigranti shqiptar ndërron

Një emigrant 43-vjeçar nga Përmeti ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po udhëtonte për në atdhe.

Bilbil Isufi, sipas njoftimit, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e 43-vjeçarit është njoftuar nga media lokale e Përmetit “Bashkësia e Përmetit”, e cila bën me dije se Bilbil Isufi jetonte prej vitesh në Angli.

HISTORIA TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta përmetari 43 vjeçar Bilbil Isufi
***
Jetonte në Angli prej vitesh kur papritur iu shfaq sëmundja e rëndë. Mjekët nuk i dhanë shpresë ndaj vendosi që ditët e fundit të jetës ti kalonte me prindërit e tij në fshatin Kosinë.

Morri aeroplanin nga Londra me tranzit në Athinë të Greqisë por nuk mundi të udhëtonte më gjatë.

Vdiq pa ardhur te prindërit ti shihte e ti takonte për herë të fundit. Bilbil Isufi, babai i dy fëmijëve u largua me brengë në shpirt.

Tashmë prindërit do varrosin djalin e tyre të ri, varrimi nesër në Kosinë në orën 10.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion