Arrestohet shqiptari në Greqi, sulmoi partneren duke e plagosur rëndë në kokë

Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Greqi, sulmoi partneren duke e plagosur

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ra në prangat e autoriteteve greke, pasi kishte sulmuan partneren e tij 35-vjeçare, duke e plagosur rëndë në kokë.

Ngjarja, sipas mediave greke, ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia. Autori ka hyrë nga një derë e hapur ballkoni dhe ka sulmuar 35-vjeçaren, duke e goditur me kokë.

Fqinjët që kanë dëgjuar zëra kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. E plagosura është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk për t’u gjetur më vonë nga policia në zonën e Karditës. Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion