Sarandë/ Gjobitet dhe procedohet 31-vjeçari që parkoi mbi trotuar, pengoi qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve

Aktualitet

Sarandë/ Gjobitet dhe procedohet 31-vjeçari që parkoi mbi

Një 31-vjeçar nga Kamza është proceduar penalisht dhe gjobitur me 20,000 lekë pasi parkoj automjetin në mënyrë të parregullt mbi trotuar në rrugën “Vangjel Pandi” në Sarandë, duke penguar lëvizjen e mjeteve të tjera dhe të këmbësorëve. Ky veprim shkaktoi bllokim në rrugëkalimin për automjetet dhe pengesa për qytetarët që kalonin në këmbë.

Kontrollet e Policisë Sarandë, të zhvilluara më 26 korrik rreth orës 23:30, evidentuan këtë shkelje flagrante. Pas identifikimit të drejtuesit të mjetit, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj tij për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, sipas nenit 293 të Kodit Penal. Përveç kësaj, ndaj drejtuesit të mjetit tip “Benz” u vendos edhe masa administrative prej 20,000 lekësh për shkelje të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bën thirrje të fortë për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe paralajmëron se çdo parkim i gabuar, sidomos mbi trotuare apo në rrugëkalime, do të ndëshkohet menjëherë me masa penale dhe administrative. Policia inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe veprim ligjor për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në trafik.

ME TE LEXUARAT