Zjarr pranë banesave në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi në lagjen “Kushtrimi”

Aktualitet

Zjarr pranë banesave në Vlorë, flakët përhapen me

Një vatër zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte pranë një blloku banimi. Të favorizuara edhe nga kushtet e motit, zjarri është përhapur me shpejtësi në zonë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se ekziston rreziku që zjarri t’u afrohet banesave, çka ka shtuar shqetësimin e banorëve të zonës.

Autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Në vijim priten informacione të tjera mbi zhvillimet.

ME TE LEXUARAT