Zjarr në pallatin 5-katësh në Elbasan, lëndohet lehtë pronari i apartamentit

Aktualitet

Zjarr në pallatin 5-katësh në Elbasan, lëndohet lehtë

Zjarri ka perfshire diten e sotme katin e 5 të një pallati në lagjen 11 nëntori në Elbasan.

Zjarri dyshohet se ka ardhur nga një ngrohëse e harruar ndezur.

Si pasojë e zjarrit, mesohet se është lënduar pronari i banesës, i cili ka qenë brenda në shtëpi gjatë kohës që ka rënë zjarri.

55-vjeçari K. K., gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë. Sipas policisë pasi mori mjekim në spital, ai u largua për në banesë.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri ndodhi për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur mospërhapjen e zjarrit edhe në apartamentet ngjitur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion