Zjarr në një apartament në Elbasan, nuk ka dëme në njerëz
Lajmifundit
/
5 September 2021, 11:01
Aktualitet

Një natë më parë, një apartament në Elbasan është përfshirë nga flakët pa dëme në njerëz. Informacionet e para kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari” dhe ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfikëses ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, pa thelluar dëmet.
Apartamenti ka pësuar dëme materiale, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.


