Jepnin teste të palicensuara të Covid-19, arrestohen 5 persona në Durrës, një në kërkim

Aktualitet

Jepnin teste të palicensuara të Covid-19, arrestohen 5 persona në

Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi në bashkëpunim pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për Covid-19, të palicensuara. Sipas policisëm shtetasit u arrestuan në flagrancë, ndërsa mësohet se laboratori i tyre ndodhej në lagjen nr 4 në Durrës.

“DVP Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Laboratori". Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës. Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për "COVID-19", pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të mara në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar "Laboratori", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallrat e tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi"; E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";

E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi"; A. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi"; A. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi";

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi".

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë "COVID-19", kanë pajisur me test "Rapid", 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 "Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion