Zjarr në nënstacionin elektrik në Shkodër, një pjesë e qytetit pa energji elektrike

Një zjarr ka rënë në nënstacionin elektrik të Draçinit. Ende janë të paqarta arsyet e zjarrit por dyshohet për shkak të një defekti. Një pjesë e qytetit të Shkodrës është pa energji elektrike.
Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit. Nga zjarret ka vetëm dëme materiale.


