Arrestohet supermashtruesi në Nikel, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim

Aktualitet

Arrestohet supermashtruesi në Nikel, 35-vjeçari ishte shpallur

Një 35-vjeçar i identifikuar si I.V, ka rënë në prangat e policisë në Durrës për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese” dh “Falsifikimi i monedhave”. Në pranga policia vuri dhe një 48-vjeçar, banues në Gjepalaj Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“DVP Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim I. V., 35 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" dhe "Falsifikimi i monedhave". Ky shtetas u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë.

Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 48 vjeç, banues në Gjepalaj Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion