Mario Përllëshaj mohon të këtë pasur thikë ditën e vr*sjes së Martinit, ballafaqohet me bashkëmoshataret

Aktualitet

Mario Përllëshaj mohon të këtë pasur thikë

Mario Përlleshaj autori i dyshuar për i vrasjes së Martin Canit ka mohuar të ketë pasur thikë me vete gjatë ditës së sherrit pranë shkollës “Fan Noli”.

Burime, bëjnë më dije se në dëshminë 8-orëshe të dhënë në Prokurorinë e Tiranës ka deklaruar se thikën iu ka marrë palës tjetër që ishin në konflikt.

Këtë dëshmi e ka dhënë para oficerëve dhe psikologut me datën 30 Nëntor. Sipas të dhënave, Mario Përlleshaj është ballafaquar dhe me disa shokë të tij që ishin të përfshirë në konflikt.

Dëshmia e tij po analizohet edhe me dëshmi të marra nga të miturit e tjerë të përfshirë në sherr, e po ashtu edhe me prova materiale të gjetura në vendin e ngjarjes.

Kjo dëshmi e tij nga ana e hetuesve po merret me rezerva pasi dhe gjatë këqyrjes në çantën e autorit është gjetur një thikë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion