Maliq/ Zjarr në fshatin Sovjan, flakët “përpijnë” banesën

Aktualitet

Maliq/ Zjarr në fshatin Sovjan, flakët

Një banesë në fshatin Sovjan të Maliqit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një banesë duke u përhapur në dy dhoma. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por dëme të shumta materiale.

Në ndërhyrje morën pjesën 2 mjete zjarrfikëse ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Ndërkohë, pak ditë më parë një tjetër banesë në Maliq u përfshi nga flakët, ngjarje e cila përfundoi me dy viktima, Rrahime Hazisllari 38 vjeçe dhe djali i saj Luka 14 vjeç.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion