Zjarr në Bërzhitë të Tiranës, helikopterët nisin ndërhyrjen nga ajri

Aktualitet

Zjarr në Bërzhitë të Tiranës, helikopterët nisin

Një zjarr masiv ka përfshirë sot zonën e Bërzhitës në Tiranë, duke djegur shkurre dhe pemë në një sipërfaqe të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa për të përballuar situatën e rënduar, është aktivizuar edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë.

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet alarmante. Deri në orën 13:00 të ditës së sotme, autoritetet kanë evidentuar 26 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 17 janë ende aktive dhe po monitorohen nga forcat e emergjencës.

Vatrat janë përhapur në zona malore, pyjore dhe kullota, ku terreni i vështirë dhe era po komplikojnë punën e zjarrfikësve dhe forcave të tjera të angazhuara.

Përpjekjet intensive nga toka dhe ajri synojnë të frenojnë përhapjen e zjarreve, duke mbrojtur banesat dhe komunitetet në rrezik. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët për kujdes të shtuar dhe ndihmë në raportimin e çdo vatre të re zjarri për të minimizuar dëmet.

Gjendja mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa flakët vazhdojnë të luftohen nga të gjitha strukturat përgjegjëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion