Situata e zjarreve në Shqipëri – 26 vatra aktive, operacione intensive në të gjithë vendin

Aktualitet

Situata e zjarreve në Shqipëri – 26 vatra aktive, operacione

Deri në orën 13:00 të ditës së sotme janë raportuar 26 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 17 mbeten aktive, ndërsa 9 janë nën monitorim. Vatrat janë shpërndarë në disa qarqe dhe përfshijnë zona të mbrojtura, pyje, kullota dhe madje edhe zona pranë banesave. Më poshtë një përmbledhje e situatës:

Zjarret aktive sipas qarqeve

DIBËR
• Parku Kombëtar Lurë – Dy vatra aktive në zonën “Liqeni i Luleve”, mbi fshatin Gurë-Lurë dhe Fusha e Pelave.
• Zall Gjoçaj – Vatra aktive, kërkuar ndërhyrje ajrore.
• Ulëz – Vatra e shuar në Dibër, por po përhapet drejt Mirditës.
• Bulqizë – Zjarri në Livadhet e Peladhisë mbi fshatrat Sofraçan dhe Krajkë, mbi 40 ha të djegura. Nën monitorim.

VLORË / SARANDË / DELVINË / SELENICË

• Maja e Paliskës – Dukat – Zjarr në terren të vështirë.
• Kalasa – Vergo, Delvinë – Zjarr i përmasave të mëdha, 10 banesa përshkuar. Aktivizuar edhe helikopterë hungarezë.
• Ploç – Smokthinë – Vatra aktive në shtrirje drejt malit.
• Kopacez, Vergo – Terren shumë i thyer, pranë municioneve luftarake, forcat e FA nuk arrijnë të ndërhyjnë.
• Markat – Konispol – Zjarri po përparon, ndërhyrje e kufizuar.

ELBASAN / GRAMSH / LIBRAZHD

• Shmil – Dritas – Zjarr në pyll, angazhim i FA dhe zjarrfikësve.
• Gurakuqi – Librazhd – Tre vatra aktive, përfshirë Kostenje dhe Guri Muzhaqit.
• Lisec – Gramsh – Vatra aktive, pengesa nga terreni.

LEZHË / KURBIN / MIRDITË / MAT

• Shkopet – Milot – Zjarri përhapet në tre bashki. Angazhim masiv i FA dhe helikopterëve.

KORÇË / DEVOLL / POGRADEC / MALIQ

• Dishnicë – Bulgarec – Vatra aktive me intensitet të ulët.
• Qeramica – Trestenik/Vishocicë – Rrezik përhapjeje.
• Strelcë – Maliq dhe Kriçkovë – Pogradec – Vatra të reja aktive.

BERAT / SKRAPAR / DIMAL / POLIÇAN

• Muzhakë – Skrapar – Zjarr në pyll lisi, në kontroll.
• Konisbaltë – Dimal/Berat – Angazhim me helikopter dhe mjete të shumta, në kontroll.
• Lybeshë dhe Zgërbon – Poliçan – Të izoluara, në monitorim.

GJIROKASTËR / DELVINË / MEMALIAJ

• Kardhiq – Delvinë – Zjarri në lartësi, nuk rrezikohen banesat.
• Fushëbardhë dhe tuneli i Skërficës – Zjarr drejt izolimit.
• Levan – Memaliaj – Zjarr në zonë pyjore.

KUKËS
• Gryka e Motinës – Dragobi, Parku i Alpeve – Vatra e pakontrolluar, terren i vështirë, ndërhyrja thuajse e pamundur.

Forcat e angazhuara

• 634 efektivë nga bashkitë, shërbimet zjarrfikëse dhe administratat pyjore
• 284 forca të Forcave të Armatosura
• 36 mjete zjarrfikëse
• Helikopterë të FA dhe të ndihmës hungareze kanë operuar në disa zona, kryer 34 rrugë/kova ujore në Lezhë.

Problematikat

• Era e fortë, terreni i thyer, dhe bimësia e dendur po pengojnë ndjeshëm përpjekjet për shuarjen.
• Në disa raste, rrezikohen banesa dhe zona të banuara si në Kalasë, Markat dhe Konisbaltë.
• Municione të vjetra luftarake në zonën e Kopacezit paraqesin rrezik për ndërhyrje nga toka.

Situata mbetet dinamike dhe në disa zona është e rrezikshme. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa hetimet për zjarret e qëllimshme janë në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion