Vidhte celularë e para në stacione dhe biznese, kapet në Tiranë 47-vjeçari me precedent penal

Aktualitet

Vidhte celularë e para në stacione dhe biznese, kapet në

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracking” në Tiranë, ku është vënë në pranga një 47-vjeçar i specializuar në vjedhje të portofolave, celularëve dhe shumave të parave, kryesisht në stacionet e autobusëve dhe në biznese të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga ka rënë shtetasi S. G., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa gjatë hetimeve janë dokumentuar 5 raste konkrete të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera gjatë muajve të fundit.

Nga kontrollet janë sekuestruar 600 000 lekë, 8200 euro dhe një portofol i vjedhur.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, të cilët vepruan në bazë të disa kallëzimeve të qytetarëve. Hetimet zbuluan se S. G. iu afrohej qytetarëve në stacionet e transportit publik dhe në dyqane të ndryshme, duke iu marrë sendet personale në mënyrë të fshehtë.

Në kuadër të këtij operacioni, u procedua edhe shtetasi Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një telefon i vjedhur nga 47-vjeçari.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur edhe raste të tjera ku dyshohet se është përfshirë i arrestuari. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion