Zjarr në avionin e nisur nga Bolonja, bën ulje emergjente

Aktualitet

Zjarr në avionin e nisur nga Bolonja, bën ulje emergjente

Një avion i nisur paraditen e së premtes nga aeroporti “Guglielmo Marconi” i Bolonjës në Itali dhe kishte si destinacion Charleroi në Belgjikë, është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Luksemburg.

Mediat italiane raportojnë se avioni ishte ngritur në fluturim rreth orës 10:00, ndërsa është ulur në Luksemburg pas 90 minutash.

Nga të dhënat e para, sipas mediave italiane, është raportuar se ka pasur zjarr në bord, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Pasagjerëve iu janë mundësuar autobusë për të mbërritur në destinacion.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion