I riu bie nga çatia që po rregullonte, përfundoi në spital me dëmtime në Maliq

Aktualitet

I riu bie nga çatia që po rregullonte,  përfundoi në

Një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga çatia e banesës që po rregullonte, në Maliq. Për pasojë ai ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M.,  27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.


Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion