I shkoi ish të dashurës në shtëpi, arrestohet aktori i “How I Met Your Mother”

Showbiz

I shkoi ish të dashurës në shtëpi, arrestohet aktori i

Aktori Nick Pasqual, i cili është shfaqur në disa projekte të njohura filmike dhe televizive si “Rebel Moon” dhe “How I Met Your Mother” është arrestuar me dyshimin se ka qëlluar disa herë me thikë ish të dashurën e tij.

Dyshohet se në 23 maj, Pasqual ka goditur me thikë ish-partneren, që më herët kishte kërkuar urdhër mbrojtje, në shtëpinë e saj në lagjen Sunland të Los Anxhelosit.

“Zyra jonë, duke përfshirë Byronë tonë të Shërbimeve të Viktimave, i ofron asaj mbështetjen dhe burimet tona vajzës, teksa ajo nis udhëtimin e gjatë dhe të vështirë të shërimit nga trauma fizike dhe emocionale që i është shkaktuar.

Ky incident i tmerrshëm është një kujtesë e ashpër e rreziqeve të dhunës në familje. Ne do të sigurojmë që individi përgjegjës për këtë akt skandaloz të mbahet përgjegjës për veprimet e tij”, tha në një deklaratë Prokurori i Qarkut George Gascón.

34-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje, plagosje dhe grabitje. Ai do të ekstradohet në Los Angeles County, ku rrezikon deri në dënim maksimal nëse shpallet fajtor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion