Zjarr gjatë natës në Bogovë të Skraparit, flakët vihen nën kontroll
Lajmifundit
/
26 Gusht 2025, 08:31
Aktualitet

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës zonën e Bogovës në Skrapar. Flakët nisën në pjesën e sipërme të luginës dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.
Menjëherë në terren shkuan forcat zjarrfikëse të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit, të mbështetura nga policia dhe nga trupat e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje.
Pas disa orësh pune intensive u arrit që zjarri të lokalizohej dhe të vihej nën kontroll.
Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur rindezjen e vatrave për shkak të kushteve atmosferike që mbeten të favorshme për përhapjen e flakëve.


