Zhduket prej 4 ditësh adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer

Aktualitet

Zhduket prej 4 ditësh adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se

Një 16-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej katër ditësh në Greqi. Bëhet fjalë për Emilia Veliun, e cila ka humbur gjurmët që prej datës 16 qershor.

Mediat greke kanë publikuar njoftimin e zhdukjes së adoleshentes shqiptare si edhe foton e saj.

Ditën që u zhduk Emilia me gjatësi 1.70 dhe 65 kg, kishte veshur pantallona xhinse të zeza, një kanotiere të zezë, syze shikimi dhe një çantë ngjyrë bordo.

16-vjeçarja u zhduk në zonën e Petralonës në Athinë, me familjarët e saj që kanë kërkuar ndihmë nga policia dhe autoritetet greke.

Autoritete greke u bëjnë thirrje qytetarëve të telefonojnë në numrin 116000 si dhe në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, nëse kanë informacion për vendndodhjen e Emilias.

Të afërmit e adoleshentes kanë publikuar gjithashtu njoftimin e zhdukjes së 16-vjeçares në rrjetet e tyre sociale Facebook dhe Instagram.

Halla e adoleshentes shkruan se policia greke e ka shpallur të rrëmbyer Emilian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion