Rrahu gardianin e burgut të Fierit bashkë me disa të tjerë! Arrestohet 32-vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Rrahu gardianin e burgut të Fierit bashkë me disa të tjerë!

Policia e Fierit ka arrestuar një 32-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm, i cili ishte në kërkim për sulm ndaj një punonjësi të IEVP Fier. Ngjarja kishte ndodhur më 11 mars 2025, kur gardiani u godit me grushte nga disa persona për shkak të detyrës.

I arrestuari, M. P., banues në Patos, rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas autoriteteve, ai është një nga autorët e dyshuar që, në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur punonjësin e burgut.

Gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Policia po vijon punën për kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion