Dështon seanca e radhës ku do të dëshmonte i penduari i drejtësisë, Erion Alibej/ Arsyeja

Aktualitet

Dështon seanca e radhës ku do të dëshmonte i penduari i

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për në 24 qershor seancën gjyqësore ndaj të pandehurve në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, çka solli mbetjen pa përfaqësim ligjor të të pandehurve, duke e pamundësuar vijimin e procesit.

Në seancën e sotme pritej që Erion Alibej, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë çështje, të përgjigjej ndaj pyetjeve të avokatëve mbrojtës, pasi më herët kishte dhënë dëshminë e tij përballë prokurorëve të SPAK.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion