Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë materialet e votimit në Durrës, shtohen masat e sigurisë!

Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë materialet e votimit në

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa të rrepta sigurie dhe me eskortë policore.

Ato priten të shpërndahen në të gjitha KZAZ-të përkatëse, në kuadër të përgatitjeve për një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.

Në qytetin e Durrësit janë ngritur 7 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ku do të ruhen materialet deri në ditën e votimit.

Kujtojmë se qarku i Durrësit përfshin gjithsej 377,020 zgjedhës të regjistruar, mes tyre 25,037 emigrantë që gëzojnë të drejtën e votës. Shumica e trupës zgjedhore përqendrohet në qytetin e Durrësit, me 272,888 votues, ndjekur nga Kruja me 66,140 votues dhe Shijaku me 37,992 votues gjithsej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion