Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës për ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat, dënohen me 31 vite burg

Aktualitet

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës për ‘grupin e

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e 21.05.2019 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda mbi grupin e Lazaratit të dënuar në total me 52 vite burg. Togat e zeza dënuan përfundimisht me: 10 vite burg Arbjon Aliko dënohet (ishte dënuar me 13 vite burg).

8 vite burg Gurgaz Skënderi (ishte dënuar me 11 vite burg)

8 vite Enrik Skënderi (ishte dënuar me 10 vite burg)

4. 9 vite Alfred Proko ( ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë)

Apeli I Posaçëm prishi edhe vendimin e ish-Gjykatës së Shkallës së PArë për krime të rënda për shtetasin Beqo Brahimi që ishte dënuar me 8 vite burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” duke vendosur pushimin e çështjes ndaj tij për këto akuza, për shkak se me vendim gjyqësor të formës së prerë është dënuar për të njëjtat vepra penale.

Dënimet janë dhënë lidhur me ngjarjet e vitit 2014 në Lazarat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion