Zbulohet vendi ku u fsheh për dy ditë vrasësi i policit në Fier, cfarë bëri para vetëdorëzimit

Aktualitet

Zbulohet vendi ku u fsheh për dy ditë vrasësi i policit në

Policia e Fierit bëri me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur është strehuar në pyllin e Semanit, 7 km në perëndim të fshatit Sulaj ku dhe banonte autori.

Mbrëmjen e djeshme 23 vjeçari Azgan Mernica është afruar në banesën e tij në fshatin Sulaj, ku nga pylli deri në banesën e tij ka ardhur me këmbë, ku dhe ka kërkuar që tek familjarët e tij të dorëzohej.

Në momentin e dorëzimit siç duket dhe nga pamjet, ai ka patur mundësi të ndërrohej në banesën e tij deri sa ka mbërritur policia e cila e ka shoqëruar në komisariatin e Fierit.

Ai është pyetur dhe për armën gjë për te cilën është shprehur se nuk e mbante mend ku e kishte hedhur për shkak se ka qenë i lodhur.

Po ashtu tregon momentin që përplasja ka ndodhur me efektivin e policisë për shkak të kalimit në rrugë në gjaknxehtësi e sipër kam nxjerrë pistoletë duke shtënë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion