Përplasen automjetet në autostradën Vlorë-Fier, plagosen dy persona

Aktualitet

Përplasen automjetet në autostradën Vlorë-Fier, plagosen dy

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Vlorë-Fier, teksa janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete. Nga përplasja janë plagosur 2 persona ,të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Si pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore është krijuar trafik.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Dy të plagosurit ndodhen në ambientet spitalore nën kujdesin e mjekëve ,por jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion