Zbulohet laborator droge në Yzberisht, sekuestrohen kanabis, kokainë dhe armë, në pranga 61-vjeçari

Aktualitet

Zbulohet laborator droge në Yzberisht, sekuestrohen kanabis, kokainë

Pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, duke zbuluar në Yzberisht një banesë të përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Në banesën e 61-vjeçarit Sh. K., i arrestuar në flagrancë, u gjetën dhe u sekuestruan:

• rreth 17 kilogramë kanabis (çokollatë), i ndarë në 69 paketime,
• 22.5 litra vaj kanabisi,
• rreth 65 gramë kokainë,
• 1 armë zjarri pistoletë,
• 1 armë gjahu.

Sasia e drogës dhe vajit të kanabisit, me vlerë të përllogaritur rreth 500 mijë euro, dyshohet se përgatitej në trajta dhe forma të ndryshme për shitje.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 61-vjeçari siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine, të cilat i përpunonte dhe i shpërndante në zonën e Yzberishtit.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion