“Zbrazet” spitali “Shefqet Ndroqi”, ja ku transferohen pacientët me Covid

Aktualitet

“Zbrazet” spitali “Shefqet Ndroqi”, ja ku transferohen

Pacientët e shtruar në sanatorium brenda pak ditësh do të transferohen në spitalin infektiv për shkak të numrit të ulët të kërkesës për trajtim spitalor, ndërsa Covid 2 do t’u rikthehet pacientëve me sëmundje pulmonare.

“Trendi i pandemisë është në trend ulës. Gjendja në spitalet covid është mjaft e qetë. Ne kemi më pak se 30 të shtruar sot, janë nën kontroll ndërsa nuk kemi raste të intubuara. Janë disa në terapi paraintensive. Nr i rasteve që kërkojnë shtrim është i qëndrueshëm, ne kemi një rast në një apo dy ditë që shtrohet. Ka ardhur momenti që spitali covid 2 lirohet nga ngarkesa me të sëmurët me covid pasi po shkojmë drejt fundit të pandemisë.”-shprehet mjeku Pëllumb Pipero. 

 Situata në mbarë vendin duket e qëndrueshme, por sipas mjekut Pipero në fund të muajit qershor, mund të krijohet imuniteti i tufës.

“Nuk besoj se ne e kemi arritur imunitetin e tufës, në mes të qershorit mund të arrihet kur te jenë vaksinuar mbi 1 mln qytetare.”-tha ai. 


 Pipero pohon se nuk kanë munguar as rastet e trajtuara me variantet e reja, por nuk kanë rezultuar fatale për pacientët. Ndërsa indikatorët që po çojnë në rastet sporadike të infektimeve dhe qëndrueshmërinë e situatës janë masat kufizuese, vaksinimi dhe rritja e temperaturave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion