“Më jep ato lekët borxh..”/ Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, dorëzohet njëri nga autorët e dyshuar

Aktualitet

“Më jep ato lekët borxh..”/ Vrasja e Tauland Beqirajt

Dorëzohet në polici njëri nga autorët e dyshuar për ngjarjen ku mbeti i vrarë Tauland Beqiraj. Skërdiam Grabani është dorëzuar ditën e sotme në polici.

Grabani është dorëzuar pas më shumë se dy muaj nga ngjarja. Ngjarja ndodhi në datë 3 mars në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Ekzekutimi i Taulant Beqirajt dy muaj më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë ka ndodhur pas sherrit për një borxh.

 

Si ndodhi vrasja?
 Tauland Beqiraj, është ndjekur nga tre persona. Këta të fundit dolën nga makina dhe i pari Skerdjan Gabriani ka debatuar me Beqirajt.

Pas tij ka dalë më një armë tip kallashnikov në dorë, Elton Hajnaj. Ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të Beqirajt, duke e lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Në timon ka qenë Andi (Hansi) Jonuzaj.

Pas atentatit ata kanë hypur në makinë duke u munduar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Kush ishte Tauland Beqiraj?
Viktima Tauland Beqirajt, nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ky person njihet nga policia me tre mbriemra Beqirajt, Manaj dhe Gjikaj.

Ai ishte një person me precedent penal. Në shkurt të vitit 2017, ai është arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

 

ME TE LEXUARAT