“Zbarkimi” i RENEA-s në Shkodër me urdhër të SPAK, kontroll banesave të të “fortëve”

Aktualitet

“Zbarkimi” i RENEA-s në Shkodër me urdhër të

Këtë të enjte forcat e RENEA-s kanë “zbarkuar” në Shkodër me urdhër të SPAK. Mëson se me urdhër të prokurores Elida Kackini, kontrollet janë kryer në disa banesa të eksponentëve të krimit të organizuar që veprojnë në këtë qytet.

Po ashtu mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e Izmir Sakicës, i cili është shpallur në kërkim pas atentatit të Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona, dy të pafajshëm dhe shënjestrat Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Atentati në fjalë ende mbetet i pazbardhur, ndërsa i ka kaluar për hetim SPAK.

Sipas informacioneve paraprake, kontrolle janë ushtruar edhe në banesa të fisit Bajraj dhe Bilali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion