Tensionet në Parlament, Berisha vijon të flasë edhe pas përfundimit të kohës: Mosbindja civile do nisë nga Kuvendi

Politikë

Tensionet në Parlament, Berisha vijon të flasë edhe pas

Me debate dhe tensione ka nisur dhe vijuar edhe kjo seancë plenare. Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pasi koha e fjalimit i përfundoi, vijoi të fliste edhe pse mikrofoni i ishte fikur.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se mosbinzja e opozitës do të vijojë në terren, e madje do nisë që nga salla e Kuvendit.

“Çfarë diskutojmë këtu? Që këtu merr fund. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka. Edhe ju keni dosjet e krimit palë-palë. Nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush… Po ato 600 gra që nuk morën brankoterapinë për tre vite, çfarë u thua ti atyre? Rroftë Edi Rama se vjedhim së bashku?

Është krim kundër njerëzimit. 8.2 miliardë euro buxheti, 16 milionë për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat, nuk keni rritur as shkallën e indeksimit.

Spekuloni me euron. Po, tuajat i keni rritur. I keni rritur shumë. Ne kërkojmë të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në sallë. Po, do vijë në sallë. Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj. A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion