Momenti prekës në Siri, i burgosuri në burgjet e Assad nuk e beson se është i lirë: O Zot ka diell

Bota

Momenti prekës në Siri, i burgosuri në burgjet e Assad nuk e

Momenti tronditës kur një burrë u lirua nga një prej burgjeve famëkeqe të regjimit të Asadit në Siri u filmua nga kamerat, ndërsa i burgosuri nuk po e besonte se ishte i tashmë i lirë.


Zbulimi i sirianit me origjinë nga Homs u bë teksa një gazetare e CNN po kërkonte informacione për shokun e saj të burgosur amerikan, Austin Tice.

Siç shihet në video, burri ka qenë nën batanije dhe për disa sekonda ka qëndruar i palëvizur, ndoshta ngaqë kishte frikë se kush po i fliste. Kur një nga rebelët, i cili më herët kishte qëlluar bravat e qelisë për të hyrë, foli me të, i burgosuri ngriti duart dhe bërtiti:"Unë jam qytetar, jam qytetar"

Ai mban fort dorën e gazetarit amerikan dhe i thotë "Oh Zot ka diell, o Zot drita" teksa e nxjerrin nga burgu. Siç përshkroi ai, ai ishte arrestuar 3 muaj më parë dhe ishte dërguar në Damask për t'u marrë në pyetje për telefonin e tij celular.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion