Zbardhet projektligji për sigurimin e tërmeteve, çfarë ndodh me pronarët nëse nuk pranojnë këtë kush! Ja kush preket më shumë

Aktualitet

Zbardhet projektligji për sigurimin e tërmeteve, çfarë

Sigurimi i banesave nga tërmetet do të jetë i detyrueshëm dhe do të ofrohet nga vetë shteti. Është ky propozimi i hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, i hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Për vënien në funksion, qeveria do të krijojë një Fond Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm, ku Autoriteti Publik që përfaqëson shtetin si pronar do të jetë vetë ministria përgjegjëse. Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet mbulon vetëm dëmet materiale në pronën e siguruar gjatë periudhës së vlefshmërisë së policës, duke përjashtuar dëmtimet trupore, dëmet jopasurore, sendet brenda banesës, shpenzimet për pastrimin e mbetjeve dhe humbjet financiare.”- thuhet në njoftim.

Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre. Ndërsa për shtresat në nevojë, primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet do ta financojë buxheti i shtetit.

Por çfarë ndodh për ata qytetarë që nuk do ta paguajnë primin e sigurimit?

“Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë: Nuk marrin shërbime kadastrale; Nuk marrin shërbime nga e-Albania; Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.”– thuhet më tej.

Ende nuk është përcaktuar një përllogaritje se sa do të jetë primi i sigurimit për një qytetar që siguron një pronë.

 

 

‘

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion