Zbardhet plagosja në Sarandë! Një nga autorët, 31-vjeçari që iu vendos tritol në makinë

Aktualitet

Zbardhet plagosja në Sarandë! Një nga autorët,

Policia tha se 31-vjeçari Klaus Jaçaj, të cilët i hodhën makinën në erë me eksploziv pas përfshirjes në plagosjen e dyfishtë në Sarandë, është arrestuar tashme me disa akuza.

Jaçaj ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe moskallëzimi, akuza që lidhen me ngjarjen e 17 Korrikut në Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar.

Në këtë kuadër, u ndalua K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion