Tentoi të vidhte exchange në Durrës me pistoletë lodër, arrestohet i riu – EMRI

Aktualitet

Tentoi të vidhte exchange në Durrës me pistoletë lodër,

Zbardhet brenda pak orësh, tentativa për vjedhje në një dyqan këmbimi valutor.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, Erind Lubishta. Mesditën e djeshme, 30-vjeçari tentoi të vidhte në një dyqan këmbimi valutor në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion