Zbardhen të tjera detaje të rënda: Filipinezi e mbajti trupin e Ilaria Sulës mbi 20 orë në apartament më pas...

Aktualitet

Zbardhen të tjera detaje të rënda: Filipinezi e mbajti trupin e

Gjurmë gjaku janë gjetur në apartamentin e rrugës Homs, ku është vrarë Ilaria Sula. Ato u zbuluan të mërkurën pasdite nga hetuesit e policisë shkencore, të cilët po kryenin një inspektim në vendngjarje. Një tjetër kontroll do të kryhet edhe sot, të enjten, më 3 prill.

Sipas të dhënave paraprake, e reja është goditur me thikë të paktën katër herë, duke u plagosur fatalisht në qafë. Gjaku është gjetur kryesisht në dhomën e gjumit të vrasësit. Për 23-vjeçarin po shqyrtohen rrethanat rënduese të vrasjes me paramendim dhe mizorisë.

Deri tani, ai akuzohet për vrasje dhe fshehje të trupit. Por gjithçka do të varet nga provat e mbledhura në apartamentin e lagjes "Africano", ku ai jetonte me prindërit. Hetuesit po përpiqen të gjejnë armën e përdorur për vrasjen. Një thikë e pastër është sekuestruar, por dyshohet se nuk është ajo me të cilën Mark Samson vrau ish-të dashurën e tij. Megjithatë, është gjetur edhe një tjetër thikë, mbi të cilën po kryhen ekzaminime të mëtejshme.

23-vjeçari ka deklaruar se e ka hedhur armën në një kosh mbeturinash, por ky detaj mbetet i paqartë. Trupi i viktimës u mbajt në apartament për më shumë se 20 orë. Një tjetër e dhënë tronditëse e hetimeve është fakti që vrasësi e mbajti trupin e pajetë të Ilaria Sula në shtëpi për më shumë se 20 orë përpara se ta transportonte dhe ta hidhte në një greminë.

Ky detaj u zbulua përmes një autoveloksi, i cili ka regjistruar makinën e familjes Samson pranë komunës së Polit, ku 23-vjeçari u përpoq të fshihte trupin e viktimës brenda një valixheje. Makina është filmuar rreth orës 18:00 të datës 26 mars, ndërsa Ilaria nuk ishte parë më që nga nata e kaluar. Ora e saktë e vrasjes ende nuk është përcaktuar, por dihet që 22-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e Mark-ut rreth orës 21:30 të natës së 25 marsit, për arsye ende të paqarta. Dyshohet se ajo është vrarë atë natë në dhomën e gjumit të Mark-ut, ku janë gjetur njollat e gjakut.

Trupi i saj është mbajtur në shtëpi të paktën deri në orën 17:00 të ditës tjetër, duke llogaritur se rruga për në vendin ku u gjet kufoma zgjat rreth një orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion