Zbardhen detajet, trupi i pa jetë i Alma Arrazit u gjet nga pala malazeze

Aktualitet

Zbardhen detajet, trupi i pa jetë i Alma Arrazit u gjet nga pala malazeze

Pala malazeze ka qenë duke patrulluar dhe ka konstatuar në ujërat e lumit Buna, në vijën ndarëse mes nesh dhe atyre trupin e një personi të mbytur.

Burime bëjnë me dije se të vënë në dijeni dhe më para nga ana jonë për kërkimet që po kryhen për gjetjen e trupave, ata kanë njoftuar pikën e kontaktit të Drejtorisë së Kufirit tonë, i cili ka përcjellë njoftimin në DVP Shkodër.

Me marrjen e informacionit, grupi i kërkim shpëtimit dhe grupi hetimor u nisën në drejtim të vendit ku është konstatuar trupi i mbytur. Nga veprimet paraprake rezulton se trupi i përket shtetases Alma Arrazi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion