Mbytja e nënës me tre fëmijët, Balla kërkon hetim të thelluar: Dyshimet tona u konfirmuan

Aktualitet

Mbytja e nënës me tre fëmijët, Balla kërkon hetim

Ministri Taulant Balla ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Shkodër. Ai thotë se dyshimet që patën u konfirmuar dhe se tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë të asaj çka ndodhi.

"Fatkeqësisht, dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira," shkruan Balla. 

Ngjarja e rëndë u bë publike tre ditë më parë pas denoncimit të familjarëve të Alma Arrazit, se ishte zhdukur dhe gjetjes së trupit të fëmijës së mitur, vajzës 9-vjçare Ergesa Arrazi nga një peshkatar i zonës në një pjesë të pyllëzuar të lumit të Bunës.

ME TE LEXUARAT