Nesër do të mbahet gjyqi për caktimin e masës ndaj 14-vjeçarit që vrau Martin Canin

Aktualitet

Nesër do të mbahet gjyqi për caktimin e masës ndaj

Ditën e nesërme, në orën 09:30 do të zhvillohet seanca gjyqësore për vlefshmërinë dhe caktimin e masës së sigurimit për 14-vjeçarin Mario Përlleshaj.

Ky i fundit akuzohet si autor i vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e shokut të këtij të fundit Luis Meçja, krim i ndodhur mesditën e 18 nëntorit, pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Fillimisht i mituri Mario Përlleshaj u arrestua nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Por, ditën e sotme Prokuroria e Tiranës i ashpërsoi akuzën, duke i ngritur veprën penale “vrasjes në rrethana cilësuese”.

Nga ngjarja e rëndë, edhe autori mbeti i plagosur në krah, teksa ditën e sotme ka dalë nga spitali dhe ka shkuar në paraburgim.

Dyshohet se të miturit ishin konfliktuar fillimisht në rrjetet sociale për motive banale dhe më pas ishin konfliktuar ditën e premte në shkollë, si dhe ditën e ngjarjes në pushimin e madh gjatë mësimit. Më pas, Mario Përlleshaj dyshohet se i kishte ngritur pritë Martin Canit pas përfundimit të mësimit në një rrugicë pranë shkollës “Fan Noli”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion