Iu gjet thikë në çantën e shkollës, zbardhet dëshmia e 13-vjeçarit: Po luaja në shtëpi, por…

Aktualitet

Iu gjet thikë në çantën e shkollës, zbardhet

Zbardhet deklarata e 13-vjeçarit nga Bilishti që ju gjet një thikë në çantë. 13-vjeçari përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqij, por e ka harruar në çantë pa dashje.

Sipas tij, një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambientet e banesës së tij me biçakun dhe e ka futur në çantë pa vetëdije.

Pyetur nga policia, psikologia dhe mësuesit në këtë shkollë kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë bashkëmoshatar apo fëmijë të tjerë.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm, policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion