Protestuan për qeverinë e re, CNN: Talebanët dhunuan me kamxhikë gratë afgane

Bota

Protestuan për qeverinë e re, CNN: Talebanët dhunuan me

Detaje të rënda dalin nga situata e Afganistanit, pasi talebanët kanë marrë vendin nën kontroll. CNN shkruan se luftëtarët e shtetit islamik kanë përdorur kamxhikë dhe shkopinj kundër grave që protestuan një ditë më parë.

Kujtojmë se gratë protestuan pasi u shpall qeveria e re dhe nuk kishte asnjë grua. “Jetë të gjatë grave të Afganistanit”, “Asnjë qeveri s’mund ta mohojë praninë e grave” dhe “Do të këndoj vazhdimisht për lirinë” thërrisnin gratë gjatë protestës. Ndërkohë mësohet se talebanët ushtruan dhunë ndaj disa gazetarëve që ishin në terren.

“Jemi mbledhur këtu për të protestuar kundër njoftimit për qeverinë e re, ku nuk ka përfaqësim të grave brenda qeverisë. Po na thonë që të shkojmë në shtëpi e ta njohim dhe ta pranojmë Emiratin. Pse duhet ta pranojmë Emiratin, kur nuk ka përfshirje ose të drejta për ne”, tha një grua që po merrte pjesë në protestën e së mërkurës./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion