Xhaçka nderon viktimat në Tetovë: Dhimbja juaj është e jona

Aktualitet

Xhaçka nderon viktimat në Tetovë: Dhimbja juaj është

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për ngjarjen tragjike që preku Tetovën një natë më parë. Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka ngushëllon familjarët e viktimave.

“Thellësisht të pikëlluar nga tragjedia në spitalin COVID të Tetovës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve e mbarë komunitetit shqiptar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë”, shkruan ajo.

Rreth orës 21:00, të së mërkurës, një spital Covid-19 në Tetovë është djegur ku për pasojë kanë ndërruar jetën dhjetëra persona, ndërsa 9 prej tyre janë plagosur. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombole gazi, por policia ende nuk e ka konfirmuar.

Xhaçka nderon viktimat në Tetovë: Dhimbja juaj është

Ndërkohë, dyshohet se viktimat nuk janë vetëm pacientë, por edhe persona nga stafi mjekësor. Asnjëri prej tyre ende nuk janë identifikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion