Vritet e moshuara në Greqi, arrestohet një shqiptare: E dinte që kishte para në shtëpinë e 84-vjeçares

Aktualitet
Vritet e moshuara në Greqi, arrestohet një shqiptare: E dinte që

Një grua nga Shqipëria është akuzuar për vrasjen e një të moshuare më 12 tetor në Kamena Vourla, Greqi.

Sipas informacioneve, gruaja ishte e afërt me 84-vjeçaren dhe e dinte se në shtëpinë e të moshuarës kishte para.

Kronika

Autoritetet u njoftuan më 12 tetor nga kushëriri i të moshuarës, i cili kishte humbur kontaktet me 84-vjeçaren prej më shumë se 24 orësh.

Kur oficerët mbërritën në shtëpi, zbuluan se dera ishte e hapur por nuk kishte shenja të thyerjes.

Jo shumë larg derës, 84-vjeçarja u gjet e vrarë, ndërsa pranë saj kishte njolla gjaku dhe gjurmë këpucësh. Megjithatë, u konstatua se nuk kishte shenja përleshjeje.

Pas hetimeve u konstatua se 84-vjeçarja kishte marrë një plagë në shpinë nga një objekt i mprehtë.

Mediet greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptares së arrestuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion