Para arrestimit, Ilir Meta u takua në Kosovë me Menduh Thaçin, dyshohet për një 'pazar' me Mickoskin

Politikë
Para arrestimit, Ilir Meta u takua në Kosovë me Menduh Thaçin,

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK-ut. Kreu i Partisë së Lirisë u prangos nga Njësia Speciale afër një qendre tregtare në Tiranë.

Indeksonline ka mësuar ekskluzivisht se Meta para arrestimit kishte një “agjendë të ngjeshur” në Republikën e Kosovës.

Ai zhvilloi një takim me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në një hotel (emër i njohur për redaksinë) të Prevallës.

I pyetur nga Indeksonline rreth arrestimit dhe takimit me Metën, Thaçi hezitoi të fliste për këtë temë. “… se kisha komentu hiç, sepse është problem të komentohen proceset gjyqësore”, u shpreh shkurt ai.

Jozyrtarisht mësohet se ish-presidenti Meta bëri përpjekje që Menduh Thaçin ta bashkojë në koalicion me VMRO-n.

Kujtjomë se Meta në muajin gusht ishte takuar me përfaqësuesit e VMRO-së në Shën Naum. Pjesë e takimit ishte  njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera./Indeksonline

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion