Monika Kryemadhi paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Politikë
Monika Kryemadhi paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemahdi ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Një ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta u vu në pranga nga Forcat Speciale, Kryemadhi do të mbajë konferencë për  shtyp, në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua mesditën e së hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Treshja e prokurorëve të SPAK, Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja kanë firmosur prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Neësbomb.al mëson se ai akuzohet për veprat penale "Mosdeklarim i Pasurisë" dhe "Pastrim i Parave".

Masë sigurie "Detyrim paraqitje" është dhënë dhe për Monika Kryemadhin, ish-kryetare e LSI dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës.

Edhe muaj më parë, është përfolur për prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë me urdhër të SPAK, por atëkohë personazhe publike me influencë thanë se operacioni ishte pezulluar në moment të fundit. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Ilir Meta nisi fushatë të fortë sulmesh direkt ndaj Altin Dumanit, duke e quajtur atë "Dum - Duman" dhe në shërbim të mazhorancës socialiste.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion