Vrau recepsionistin dhe i zhduku trupin, gjendet në Sarandë makina e autorit me targa angleze

Aktualitet

Vrau recepsionistin dhe i zhduku trupin, gjendet në Sarandë makina e

Gjendet e braktisur në Sarandë makina me targa angleze e autorit te vrasjes se 31 vjecarit qe punonte si recepsionist ne Dhermi.

Lajmi u be i ditur nga burime sipas korrespodentit të Top Channel, Artur Bibe.

Vrau recepsionistin dhe i zhduku trupin, gjendet në Sarandë makina e
Hoteli Greccia ku ndodhi ngjarja ne Dhermi

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i hotelit Greccia është vrarë me armë zjarri pak minuta pas mesnatës, rreth orës 00:30.

Vrau recepsionistin dhe i zhduku trupin, gjendet në Sarandë makina e

Viktima është Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli.

Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin  në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshihet se doli nga hoteli rreth orës 01:00.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Gerald Shehu u arrestua nga policia greke teksa po shkonte drejt aeroportit e Korfuzit ku besohet se do te tentonte arratisjen ne drejtim te Anglise.  

ME TE LEXUARAT