Daja dhe babai dorëzojnë në polici vrasësin e efektivit në Fier, si u bind Azgan Mërnica pas dy ditësh arrati

Aktualitet

Daja dhe babai dorëzojnë në polici vrasësin e efektivit

Azgan Mërnica është vetëdorëzuar në polici.

Pas dy ditësh në arrati, autori që vrau policin Nevruz Cenalia ka vendosur që t'i përgjigjet thirrjes së policisë pë tu dorëzuar.

Ai u dorëzua pasi prej dy ditësh ishte në ndjekje nga policia.

Mesohet se policia ka negociuar me babain e te dyshuarit dhe dajen e tij me qellim vetedorezimin dhe shmangien e perballjes me policine.

Autori duket se kishte qendruar ne zone dhe ne kontakt me familjaret te cileve iu eshte bindur per tu vetedorezuar ku tashme pritet te jape edhe deshmine e tij per ngjarjen e rende ku vrau efektivin e policise Nervruz Cenalia, 28 vjec.  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

ME TE LEXUARAT